Sport

“UEFA ka parametra të ndryshme”, Igli Tare sqaron kaosin e tamponëve te skuadra e Lazios përpara Championsit

4 Nëntor 2020, 19:48 Nga DOSJA
“UEFA ka parametra të ndryshme”, Igli Tare sqaron kaosin e

ITALI– Çfarë ndodhi me Immobile, Leiva dhe Strakosha? Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, para ndeshjes kundër Zenit Shën Petersburg në Ligën e Kampionëve u përpoq të hedhë dritë mbi kaosin e krijuar rreth tre lojtarëve, në dispozicion kundër Torinos, por jo për ndeshjen evropiane.

“Ne bëmë tamponë të rregullt javën e kaluar, i dorëzuam të gjitha testet. Iu nënshtruam sërish testeve të premten dhe të shtunën, rezultatet ishin negative dhe të dielën ata luajtën. Pastaj dje ndodhi e njëjta gjë si një javë më parë me Pereiran dhe Hoedt, Janë disa rezultatet që konsiderohen ndryshe. Ne e kemi bërë veten plotësisht të disponueshëm dhe tani po presim vendimet përfundimtare, jemi besimplotë dhe nuk ka nevojë të diskutohet për këtë.

A do të jetë Ciro Immobile kundër Juves? Po, ne mendojmë se ai mund të luajë, sepse tamponi që bëri gjysmë ore pas atij të UEFA-s ishte negativ, ashtu siç ndodhi Leivan dhe Strakoshën. Është një rast i ngjashëm me atë që ndodhi me Hakimin e Interit.” Përfundon Tare.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio igli tare lazio

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 08:57

Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

TIRANE – Sot nis zyrtarisht edicioni i 82-të i kampionatit shqiptar të futbollit. Mungesa e gjuhës së përbashkët në disa kërkesa bazike të komunitetit të sporti...