Sport

VIDEO/ Gjithçka e lehtë për Juventusin në Budapest, Moratta dhe Dybala vendosin ndeshjen, Barcelona nuk bën hap fals

4 Nëntor 2020, 22:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjithçka e lehtë për Juventusin në Budapest,

EUROPË-Juventus mund Ferencvaros 4-1 dhe konsolidon vendin e dytë në Grupin G në Champions League pas Barcelonës. Bardhezinjtë dominuan në Budapest, me një Morata në superformë: Spanjolli shënoi dy herë në minutën e 7-të dhe 60-të, ndërsa skenën e mori Dybala i cili në minutën e 73-të shënoi të tretin. 9 minuta nga fundi i ndeshjes bardhezinjtë shënuan edhe golin e katërt falë autogolit të Dvallit,ndërkohë për hungarezët golin e nderit e shënoi Boli.

Ndërkohë që Myrto Uzuni ka bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Sulmuesi shqiptar ka arritur të debutojë në Champions League. E ku ka më mirë se ndeshjen e parë ta luash përballë idhullit tënd. Myrto Uzuni ndan fushën që nga minuta e 80 me Kristiano Ronaldon. Sapo la pas Covid-19, por trajneri ka vendosur t’I japë minuta në fushën e lojës në përballjen kundër Juventusit.

Ndërkaq, në krye të grupit mbetet Barcelona e cila mundi 2-1 Dinamo Kiev. Penalltia e Mesit i dha një avantazh të shpejtë katalanasve ndërsa më pas ishte Pike ai i cili dyfishoi shifrat. Në fund, goli i Tsigankov bëri më interesant mbylljen e sfidës, por Barcelona nuk lëshoi terren dhe triufmoi duke marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona champions league juventus barcelona champions league juventus

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 08:57

Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

TIRANE – Sot nis zyrtarisht edicioni i 82-të i kampionatit shqiptar të futbollit. Mungesa e gjuhës së përbashkët në disa kërkesa bazike të komunitetit të sporti...