Sport

Tirana e fillon sezonin me surpriza

4 Nëntor 2020, 11:40 Nga DOSJA
Tirana e fillon sezonin me surpriza

TIRANE – Të gjithë me sytë nga Tirana në këtë fillimsezoni, jo vetëm për faktin që është një ndër skuadrat më të mëdha në vend dhe me më shumë trofe, por edhe se e fillon këtë edicion si kampionia në fuqi.

Pa dyshim bardheblutë konsiderohen edhe si skuadra me tifozerinë më spektakolare në vend dhe këtë epitet ata e kanë marrë nga surprizat që i organizojnë herë pas here ekipit. Kështu ndodhi edhe në prag të kampionatit të ri. Grupi “Capital Crew” shkoi në sancën e fundit stërvitore në “Skënder Halili”. Të veshur me tuta dezinfektimi, ata festuan disa minuta me skuadrën. Përkrahësit bardheblu dogjën fushën stërvitore dhe më pas u larguan.

Me shumë mundësi ata do të jenë të pranishëm edhe në sfidën e sotme të Korçës, ku në stadiumin “Skënderbeu”, luhet Tirana-Kukësi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll