Sport

VIDEO/ Gafa e portierit nxjerr Teutën me 1 pikë, Vllaznia fiton pastër ndaj Apolonisë

4 Nëntor 2020, 18:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Gafa e portierit nxjerr Teutën me 1 pikë, Vllaznia fiton

SHQIPËRI– Duhet të ishte dita e Teutës por nuk rezultoi kështu. Skuadra bregdetare nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut në stadiumin “Niko Dovana”. Teuta nuk arriti të ruante avantazhin provizor të arritur me golin e Rubin Hebajt që në minutën e 10-të.

Në minutën e 35-të një dalje e pastudiuar e Stivi Frashërit u shfrytëzua në maksimum nga Jorgo Meksi që realizoi një gol të bukur duke barazuar shifrat. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me dy skuadrat që ndanë nga 1 pikë.

 

E nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Kategorisë Superiore, Vllaznia e trajnerit gjerman Thomas Brdaric.Kuqeblutë mposhtën pastër 2-0 në Shkodër Apoloninë debutuese. Pas një pjese të parë që prodhoi emocione por jo gola, Vllaznia zhbllokoi shifrat në fillimin e fraksionit të dytë me mbrojtësin Eni Imami. Fitoren e shkodranëve e vulosi sulmuesin kenian Ismail Dunga në minutën e 82-të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu superiore teuta vllaznia skenderbeu superiore teuta vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 08:57

Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

TIRANE – Sot nis zyrtarisht edicioni i 82-të i kampionatit shqiptar të futbollit. Mungesa e gjuhës së përbashkët në disa kërkesa bazike të komunitetit të sporti...