Sport

E bekuar Superliga! Stadiumet bëjnë lëmsh javën e dytë të Superiores, Tirana shkon në Kamëz, Kukësi në Shkodër

5 Nëntor 2020, 10:00 Nga DOSJA
E bekuar Superliga! Stadiumet bëjnë lëmsh javën e dytë

SHQIPËRI- Rifillimi i futbollit në Shqipëri nuk ka nisur në mënyrën e duhur, pas bojkotit dy mujor dhe me fillimin e sezonit të ri, tani skuadrat e kanë gjetur veten pa stadiume. Tirana, Partizani dhe Kukësi po vuajnë për të gjetur një impiant.Një situatë absurde që ka çuar edhe në zgjidhje qesharake.

Situata qesharake e regjistruar javën e parë, ku Tirana u detyrua të priste Kukësin në Korçë, do të vazhdojë edhe në javën e dytë të Superiores. Kampionët në fuqi janë sërish pritës edhe në këtë javë, teksa kësaj here kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës, duke qenë se Kastrioti luan në transfertë ndaj Laçit.

Ndërkohë në të njëjtën situatë ndodhet edhe Kukësi, i cili ka zgjedhur “Loro Boriçin”, për përballjen e javës së dytë ndaj Partizanit.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport superiore tirana superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 12:12

“Niko Dovana” ndryshon pamje

DURRES – Padurimin për fillimin e sezonit të ri janë shumë skuadra që po e tregojnë në mënyra të ndryshme. Kështu në “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, skuad...

Sport 4 Nëntor 2020, 11:40

Tirana e fillon sezonin me surpriza

TIRANE – Të gjithë me sytë nga Tirana në këtë fillimsezoni, jo vetëm për faktin që është një ndër skuadrat më të mëdha në vend dhe me më shumë trofe, por edhe s...