Sport

VIDEO/ Tirana me gjysmë skuadre “gjunjëzon” Kukësin, Daja debuton me humbje në stolin e Partizanit

4 Nëntor 2020, 15:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana me gjysmë skuadre “gjunjëzon” Kukësin,

SHQIPËRI– Tirana e nis sezonin e ri me këmbë të mbarë. Kundër Kukësit bardheblutë fitojnë 2-0. Pavarësisht se mungonte gjysma e skuadrës ekipi kryeqytetas tregoi të gjithë potencialin ku në 15 minutat e para bardheblutë e panë veten dy herë në avantazh me anë të mbrojtësit Najdovski.

Surprizën e javës së parë e bëri Kastrioti i Ramazan Ndreut që mposhti në Kamëz 2-1 Partizanin.Një supergol i Ermir Rezit 5 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri që të niste me një humbje aventura e Ilir Dajës në stolin e të kuqëve. Sfida në Kamëz u zhbllokua pas vetëm 20 minutash lojë nga braziliani Devid ndërkohë që në të 64-ën barazoi përkohësisht për Partizanin me 11-metërsh i rikthyeri Jasir Asani. Barazimi i parë në këtë javë të parë të Superiores u regjistrua në Adush Muça të Ballshit aty ku Bylis dhe Laçi ndanë pikët me një barazim 1-1.

Andri Hadroj kaloi në epërsi vendasit me një goditje të bukur me kokë në minutën e 36-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Laçi fitoi një 11-metërsh të cilën e kthehu në gol i përhershmi Nëabueze.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi partizani tirana kukesi partizani tirana

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2020, 08:57

Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

TIRANE – Sot nis zyrtarisht edicioni i 82-të i kampionatit shqiptar të futbollit. Mungesa e gjuhës së përbashkët në disa kërkesa bazike të komunitetit të sporti...