Politike

Basha pas takimit me Urdhrin e Farmacistëve: Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Farmacitë janë bërë si dy

4 Nëntor 2020, 15:21 Nga DOSJA
Basha pas takimit me Urdhrin e Farmacistëve: Trajtimi i COVID ka një

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me drejtuesit e urdhërit të Farmacisë është shprehur se gjatë mbledhjes u diskutua në lidhje me problematikat që prekin qytetarët e infektuar me COVID.

Sektori i farmacistëve është përjashtuar nga menaxhimi i pandemisë shkruan Basha duke vijuar më tej se dhe barnat janë një shqetësim për trajtimin e të infektuarve me COVID.

‘Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë.’– shkruan Basha në ‘Facebook’.

Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve thekson Basha duke thënë se nuk ka më kohë për të humbur.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 

Në takimin e sotëm me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë diskutuam për një sërë problematikash që prekin qytetarët e infektuar me COVID-19 por edhe vetë këtë sektor. Farmacitët shpesh janë streha e parë për të infektuarit që kërkojnë orientim për medikamentet që duhet të përdorin ndërsa presin me ditë të tëra për tu testuar. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të madhe, ndërsa ky sektor është përjashtuar tërësisht nga menaxhimi i pandemisë. Shqetësim është mungesa e barnave që përdoren për trajtimin e të infektuarve me COVID-19 kryesisht antiviraleve, ndërsa disa prej barnave, që po përdoren me efektivitet në Europë dhe SHBA, nuk janë regjistruar dhe po shiten me kosto shumë të lartë në tregun e Zi. Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë. Edhe pse prej muajsh kërkuam marrjen e masave për vaksinat kunder gripit, situata është dramatike. Përtej propagandës së qeverisë, në vend janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip. Drejtuesi e Urdhrit të Farmacistëve shprehen shqetësimin për mos vlerësimin e tyre, ndërsa 2 farmacistë kanë humbur jetën në krye të detyrës. Tregu i farmacisë po humbet profesionistët, duke u zëvendësuar me shitës të thjesht dhe së bashku me cilësinë e dobët të ilaçeve që po futen në treg po shndërrohen në një shqetësim për jetën e qytetarëve. Nuk ka kohë për të humbur! E gjithë ndihma e nevojshme në këtë gjendje emergjence nuk duhet kursyer. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve. Braktisja e sistemit shëndetësor, farmaceutik dhe e qytetarëve është përgjegjësi direkte e qeverisë!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me urdherin e farmacisteve lulzim basha me urdherin e farmacisteve

Sondazh

Poll

Politike 4 Nëntor 2020, 15:00

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që il...