Politike

4 Nëntor 2020, 15:00 Nga DOSJA

TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë sot në një farmaci në kryeqytet aty ku ka diskutuar me farmacistin në lidhje me çmimet që ilaçet kanë në kohë pandemie.

Gjatë bashkëbisedimit, farmacisti i pohoi Bashës se minimalisht kura për COVID-19 shkon 500 mijë lekë. Ndërkohë, lideri demokrat tha se kjo është një kosto e papërballueshme për familjet shqiptare.

PJESË NGA BISEDA

Farmacisti: Të sëmurët me covid janë shtuar.

Basha: Sa pacientë vijnë çdo ditë?

Farmacisti: Të paktën 10 ose 20. Janë shtuar shumë. Është dhe perioudha e gripit tjetër dhe virusi.

Basha: Sa ju shkon blerja për çdo pacient?

Farmacisti: Për të mbyllur ciklin e sëmundjes duhen 500 mijë leke. Tendenca per te shitur jane antibiotiket.

Basha: Situata është e vështirë. Jemi te ekspozur gjithe kohes. Nuk ka familje shqiptare që të përballojë sëmundje të tilla. Juve ua kane bere tamponin?

Farmacisti: Jo!
Basha: Po kolegeve tuaj?

Farmacisti: Jo
Basha: E kuptoj!

Farmacisti: Ka me shume te semure, por jo me ate agresivitet.
Basha: Sa eshte shtuar numri i pacienteve keto dy jave?

Farmacisti: Dyfish. Aparati i oksigjenit shkon deri në 1200 euro. Por ka dhe kompani që e japin me qira. Format e rënda duan oksigjen, se rimarrin dot veten.

Basha: Të uroj shëndet, pasi je ikonë në këtë shërbim. Të uroj shëndet e mbro veten që ta kalosh sa më lehtë këtë situatë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me farmacistin lulzim basha me farmacistin

Sondazh

Poll