Politike

U votuan me 97 vota pro/ Mbyllet historia e koalicioneve, botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në Kodin Zgjedhor  

4 Nëntor 2020, 08:55 Nga DOSJA
U votuan me 97 vota pro/ Mbyllet historia e koalicioneve, botohen në

TIRANË– Janë botuar në fletoren zyrtare ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan fillimisht nga Kuvendi por që u rikthyen nga presidenti Meta përsëri në parlament për votim.

Me botimin e ndryshimeve në Fletoren Zyrtare, mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Këto ndryshime janë kontestuar nga Presidenti Ilir Meta dhe Opozita. Meta i ridërgoi në Kuvend pas miratimit të herës së parë, por ky dekret u rrëzua.

Më pas Presidenti dërgoi një kërkesë në Komisionin e Venecias për shqyrtimin e këtyre ndryshimeve. Venecia u përgjigj dhe në një letër zyrtare, shkruante se shqyrtimi do të bëhet por me procedurë normale, duke mos e konsideruar urgjente si çështje.

Kjo gjë bëri që socialistët të miratonin për herë të dytë në Kuvend ndryshimet zgjedhore me 97 vota pro. Sipas Ramës dhe anëtarëve të maxhorancës, Shqipëria nuk ka kohë të presë Venecian, pasi është në prag zgjedhjesh.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike botohen ne fletore zyrtare ndryshimet ne kodin zgjedhor botohen ne fletore zyrtare ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll