Sport

Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

4 Nëntor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Sot nis edicioni i 82-të i Superligës

TIRANE – Sot nis zyrtarisht edicioni i 82-të i kampionatit shqiptar të futbollit. Mungesa e gjuhës së përbashkët në disa kërkesa bazike të komunitetit të sportit dhe në vecanti të futbollit bëri të mundur një shtyrje të fillimit të këtij kampionati me gati dy muaj. Gjithësesi, tashmë gjrëat janë zgjidhur dhe sipas komunitetit të futbollit edhe pse do të ketë një ngjeshje të datave të ndeshjeve, e gjithë situata përfshirë edhe bojkotin ja ka vlejtur.

Skuadra për t’u mundur mbetet Tirana. Janë kampionët në fuqi, kanë shumë cilësi dhe bënë lëvizje interesante në merkato. A kanë qëlluar në shenjë me bler- jet apo jo, këtë do ta zbulojmë javë pas jave. Janë të shumtë ata që do të duan ta rrëzojnë nga froni.

Me llogari “nga jashtë”, Kukësi është i pari në listë…ashtu si thujse cdo sezon. Afrimi i një trajneri si Gega apo edhe për traditën e afro një dekade që lufton gjithnjë për titull e bëjnë këtë skuadër pretendente edhe këtë vit. Partizani i Dajës pritet të jetë për t’u zbuluar edhe pse emri i kësaj skuadre konsiderohet apriori si në garë për titullin në prag të cdo viti.

Natyrisht, bllokimi i merkatos ua prishi disi planet, por nuk ua ndryshon objektivin: titulli. Edhe Teuta është në radhën e pretendentëve. Ka tra- ditën, qetësinë dhe mbi të gjitha ka bërë blerje vërtet cilësore. Mjafton të përmendim Bregun, Krasniqin, A.Dajën e ndonjë tjetër, për të kuptuar ambiciet e drejtuesve. Surpriza e madhe mund të jetë Laçi. Asnjë titull deri tani, por ama ka një grup lojtarësh të fortë, të rinj dhe një trajner serioz.

Fundja, Cungu dhe “banda” e tij nuk kanë asgjë për të humbur, presioni është mbi emrat e tjerë… E duke parë një numër kaq të lartë preten- dentësh për titullin, imagjinoni se si do të jetë gara për Europën. Vllaznia, Apolonia, Bylisi e Kastrioti do të jenë aty për t’i sfiduar të gjithë

Në fund, ndër 10 skuadrat do të bien 2 ekipe direkt dhe njëra do të provojë drithërimat e “play off”-it.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll superliga futboll superliga

Sondazh

Poll