Sport

Vllaznia ia merr dorën Championsit, kalon në raundin tjetër

3 Nëntor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Vllaznia ia merr dorën Championsit, kalon në raundin tjetër

SHKODER – Vllaznia e femrave tashmë ia ka marrë dorën edhe Ligës së Kampioneve, jo thjesht kampionatit shqiptar, që e dominojnë prej gati një dekade. Për të nëntin vit radhazi, Vllaznia e vajzave ka arritur të marrë pjesë në aktivitetin më të madh të futbollit për klube në Europë, madje duke kaluar edhe raundin e parë.

Skuadra shkodrane, ka triumfuar falë penalltive në një ndeshje drithëruese, që ka parë përmbysje të rezultatit deri në sekondat e fundit të saj.

Në ndeshjen përballë ALG Spor, sulmuesja Luçie Gjini i dha avantazhin skuadrës shkodrane në pjesën e parë të sfidës që luhej në “Loro Boriçi”. Skuadra mike shënoi në pjesën e dytë, por ishte përsëri Gjini ajo që kaloi para ekipin e Vllaznisë në minutën e 70-të të ndeshjes.

Avantazhi zgjati vetëm 3 minuta, sepse ekipi turk barazoi shifrat në 2-2, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në fund të 90 minutave, duke çuar ndeshjen në shtesa, ku kishte një lojtare më pak, pasi Curraj ishte ndëshkuar me karton të kuq.

ALG Spor shënoi edhe golin e avantazhit me anë të Civelek, në minutën e 118-të dhe kur gjithçka dukej e përfunduar, në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, në të 122-tën, Bajraktari vendosi barazinë 3-3 në shifra, duke çuar sfidën në gjuajtjet e penalltive.

Edhe pse Doçi gaboi gjuajtjen e saj, tri gabime të lojtareve të ekipit turk nga pika e bardhë e ndihmuan Vllazninë që të kalonte në turin e dytë të këtij turneu dhe t’i afrohet përsëri përballjeve me skuadrat elitare në kontinent.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions femra football futboll vllaznia champions femra football futboll vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...