Sport

Maradona pëson trompozë, do të operohet në kokë

3 Nëntor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Maradona pëson trompozë, do të operohet në kokë

ARGJENTINE – Lajme jo të mira vijnë nga Argjentina sa përket gjëndjes shëndetësore të Diego Armando Maradonës. Sipas mediave vendase, thuhet se legjenda e futbollit ka pësuar trompozë. Rezultati i skanerit i ka nxjerrë hematoma në kokë dhe për këtë arsye ai po mbahet nën monitorim nga 10 doktorë, të cilët pas konsultave të kryera, kanë venodsur që të kryejnë një ndërhyrje kirugjikale.

Maradona pritet që të futet në operim në orët e ardhshme, thonë miqtë e tij që i ndodhen pranë në këto orë të vështira. 60-vjeçari ndodhet në spital që nga mbrëmja e së hënës në La Plata , me probleme ankthi dhe depresioni.

Në një kohë kur në pamje të parë u duk se po përmirësohej, gjithçka është përmbysur në kahun e kundërt. Gjithsesi ndërhyrja që pritet t’i bëhet kërkon një klinikë më të specializuar dhe sipas të afërmve, ai do të transportohet në Olivos Klinik të Buenos Airesit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine maradona trompoze argjentine maradona trompoze

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...