Sport

Suarez asistent VAR-i, gjesti i kushton kartonin e verdhë

3 Nëntor 2020, 22:24 Nga DOSJA
Suarez asistent VAR-i, gjesti i kushton kartonin e verdhë

SPANJE – Nuk ndodh rrallë që Luis Suarez të jetë protagonist i ngjarjeve të çuditshme në një ndeshje futbolli. Por nëse të shkuarën këto ngjarje lidheshin me dhunën, këtë herë ka qenë diçka qesharake, që ka sjellë në vëmendje uruguajanin në ndeshjen e Championsit të Atletikos me Lokomotivën e Moskës.

Suarez kishte kaluar vijat e fushës dhe po e shihte VAR-in, së bashku me gjyqtarin e ndeshjes. Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë për një penallti në zonën e Atletikos, çka bëri që gjyqtari ta shikojë VAR.

Gjatë pamjeve, ai pa që afër tij qëndronte edhe Luis Suarez, i cili nuk ishte aspak dakord për një penallti. Gjyqtari nuk është kursyer në këtë rast dhe menjëherë i ka treguar uruguajanit kartonin e verdhë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...