Sport

VIDEO/ Lautaro e Perisic nuk mjaftojnë, Real Madrid fiton dhe fundos Interin në vendin e fundit

3 Nëntor 2020, 22:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Lautaro e Perisic nuk mjaftojnë, Real Madrid fiton dhe fundos

SPANJË– Real Madrid ia del të fitojë ndaj Interit me shifrat 3-2 për Champions League. Gjithçka nisi në minutën e 32-të kur Achraf Hakimi gaboi në kthimin e topit te Handanovic, duke ia dhënë atë francezit Benzema, që pasi driboi portierin, dërgoi sferën në rrjetë.

Në minutën e 33-të është kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos, që lirohet mirë nga markimi i De Vrij dhe gjuan saktë me kokë, duke mposhtur për herë të dytë portierin e Handanovic, ndërsa Conte duket i dëshpëruar për mënyrën se si gabojnë të tijtë në qendër të zonës.Megjithatë reagimi i zikaltërve ishte shumë i shpejtë pasi vetëm dy minuta më vonë Lautaro Martinez gjuajti me të parën dhe shënoi duke rihapur ndeshjen.

Pjesa e dytë ishte e një ritmi më të ulët, me Realin e Madridit që filloi të mendojë shumë herët për të vonuar lojën, megjithatë zikaltrit ia dolën të rikthejnë baraspeshën me anë të Ivan Perisic, që u shërbye saktë nga Lautaro Martinez në zonë dhe mposhti belgun Courtois. Goli i tretë për Real Madrid erdhi nga Rodrigo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter real madrid inter real madrid

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...