Sport

Hakan Calhanoglu kërkon të jetë “sulltani” i Milanos, turku kërkon pagë më të lartë se Ibrahimovic

3 Nëntor 2020, 18:00 Nga DOSJA
Hakan Calhanoglu kërkon të jetë “sulltani” i Milanos,

MILANO– Ky është viti i tretë i Hakan Calhanoglu-s te skuadra e Milanit. Ky sezon ka qënë mjaft i mirë për turkun, duke u shndërruar tashmë në lojtarin më të mirë të skuadrës. Vitin e kaluar, tifozët e “djallit” i sugjeronin Maldinit që të mendonte shitjen e tij, pasi nuk ishte Top-Player.

Ardhja e Piolit në krye të pankinës ndryshoi gjithçka dhe Calhanoglu u bë një lojtar i pazëvendësueshëm në fushën e gjelbërt. Sigurisht që me arritje të tillë do të rriteshin pretendimet e menaxherit por edhe të vetë turkut. Pak ditë më parë, agjenti i lojtarit kërcënoi kryesinë se klienti i tij nuk do të rinovonte kontratën, në rast se paga nuk i rritej nga 2 milionë në 7.5 milionë euro. Pra futbollisti kërkon të ketë pagë më të lartë se Ibrahimovic.

Një ofertë e tillë është konsideruar qersharake nga drejtuesit të cilët do të duhet të heqin dorë nga mesfushori turk.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakan calhanoglu milan hakan calhanoglu milan

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...