Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë/ Makina ‘saltro’ disa herë në asfalt, mister fati i pasagjerëve

20 Prill 2019, 07:46 Nga DOSJA

FUSHË KRUJË– Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin Fushë Krujë- Milot, ku një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin duke përfunduar përmbys jashtë rruge.

Gjatë humbjes së kontrollit, makina ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Shtylla e goditur ka këputur edhe një shtyllë tjetër dhe si pasojë një pjesë e fshatit Micjanë ka mbetur pa energji elektrike. 

 

Por edhe pse makina ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të humbjes së kontrolli, sipas policisë asnjë person nuk është paraqitur në spitalin rajonal duke lënë të hapur mundësinë që shoferi mund të jetë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarja bashkë me grupin hetimor, i cili ka nisur punën për identifikimin e pronarit të mjetit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje fushë-krujë aksident ne fushe kruje fushë-krujë

Sondazh

Poll