Aktualitet

Kërkon avokaturën e shtetit dhe pagën e 6 viteve/ Ish-zv.kryeministrja teknike Ledina Mandia padit Edi Ramën

20 Prill 2019, 07:31 Nga DOSJA
Kërkon avokaturën e shtetit dhe pagën e 6 viteve/

TIRANË– Ish-zëvendëskryeministrja teknike e PD-së, Ledina Mandia padit në Gjykatën e Tiranës qeverinë shqiptare.

Mandia, e cila mbajti për rreth dy muaj pozicionin e zv.kryeministres ka paditur kreun e qeverisë, Edi Ramën duke i kërkuar që të kthehet sërish në postin e avokates së përgjithshme të shtetit.

Mandia rezulton se është liruar nga deryta me urdhrin 156, datë 7 tetor 2013 duke u zëvëndësuar nga një tjetër emër. Pas thuajse 6 vitesh, Mandia i është drejtuar gjykatës për të përfituar pagat e të gjithave viteve dhe zhbërjen e këtij urdhri.

Kjo çështje është regjistruar më 29 Mars në Gjykatën Administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministrin Edi Rama dhe Avokaturën e shtetit. Gjyqtari i kësaj çështjeje është caktuar Semiramis Hoxholli.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ledina mandia mandia padit ramen edi rama ledina mandia mandia padit ramen

Sondazh

Poll