Aktualitet

Ministrja Xhaçka finalizon marrëveshjen me qeverinë amerikane, tre helikopterë “Black Hawk” për Forcën Ajrore

20 Prill 2019, 07:26 Nga DOSJA
Ministrja Xhaçka finalizon marrëveshjen me qeverinë amerikane,

Forcat Ajrore shqiptare do të modernizohen më tej falë mbështetjes së Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, ku u prit nga komandanti i saj, gjeneral brigade Jemal J. Beale. Gjatë kësaj vizite u finalizua marrëveshja dypalëshe mes Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për marrjen e disa helikopterëve të tipit “Black Hawk”.

Xhaçka e vlerësoi këtë si një ndihmë të jashtëzakonshme që i jepet Shqipërisë.

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Qeveria amerikane ka dhuruar tre helikoptera për përdorim operacional për kontributin e dhënë nga Shqipëria.

Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin e për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare është një program i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, i menaxhuar nga Garda Kombëtare që lidh Shtetet e Bashkuara me vendet partnere me qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet olta xhacka shba shba dhuron black hawk olta xhacka shba shba dhuron black hawk

Sondazh

Poll