Aktualitet

Po kalonin kontrabandë pa pullë fiskale, sekuestrohen 1000 koli cigare në portin e Durrësit

20 Prill 2019, 06:54 Nga DOSJA
Po kalonin kontrabandë pa pullë fiskale, sekuestrohen 1000 koli cigare

DURRËS– Hetimi doganor ka sekuestruar 1000 koli cigare të cilat po transportoheshin kontrabandë në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të kontenierit ku edhe ndodheshin cigaret u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Gjithsej në portin e Durrësit u kapën 1000 koli me cigare me 10.000.000 fije cigare, të cilat nuk i përkisnin ndonjë marke ndërkombëtare.

Ndërkohë autoritetet i kanë filluar hetimet përkatëse në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar destinacionin e kësaj ngarkese kontrabandë cigaresh.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cigare kontrabade porti i durresit cigare kontrabade porti i durresit

Sondazh

Poll