Aktualitet

A e vrau policia Admir Muratajn? Sandër Lleshaj: Nuk e di, s’besoj ta kenë vrarë shokët

19 Prill 2019, 21:03 Nga DOSJA
A e vrau policia Admir Muratajn? Sandër Lleshaj: Nuk e di, s’besoj ta

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Repolitix”, ndër të tjera foli edhe për Admir Muratajn, ‘trurin’ e grabitjes së Rinasit që mbeti i vrarë.

Lleshaj shprehet se ka shumë besim në organet hetimore dhe se nuk ka dëshirë të komentojë nëse Admir Murataj është vrarë nga policia apo jo. Ministri shtoi më tej se nuk beson që të kenë qenë anëtarët e bandës ata që vranë kreun e grupit.

“Zërat në media është e kotë të komentohen, ose media fantazon ose media ka marrë informacione sekrete nga një dosje që është në hetim. Sa i përket dosjes nuk kam dijeni, nuk kam kompetencë të kem dijeni për dosjen. As mund t’i pohoj as ti mohoj ato që thotë media. Unë besoj se janë fantazi se kam besim tek integriteti i njerëzve që po merren me hetimin.

Ka pasur një deklaratë të policisë që i mohon këto. Kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese sepse njëri nga anëtarët e saj ka mbetur i vrarë. Është një supozim i madh që ministri i fut hundët në dosje, e para nuk më lejohet, e dyta nuk jam i interesuar, sepse nuk më intereson në nivelin edhe personal.

Kureshtja ime orientohet në drejtime të tjera. Nuk mund të them se kush e ka vrarë Admir Murataj, kjo është një çështje që do të dalë nga hetimet. Nuk ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët në aksion e sipër. Vrasja e tij është ende e panjohur përsakohë nuk është mbyllur hetimi. Kureshtja e madhe në këtë drejtim, i mirëkuptoj gazetarët, por kam parë një diskutim malinj në ditët e para që u munduan të rrëmojnë se kush nga policët e ka bërë këtë,”- tha Lleshaj.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur disa ditë më parë, në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas sander lleshaj vrasja e admir muratajt grabitja ne rinas sander lleshaj vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll