Aktualitet

U kapën në tentativë për t’u larguar, Shqipëria ekstradon dy amerikanët e dënuar për prodhim kanabisi

20 Prill 2019, 07:39 Nga DOSJA
U kapën në tentativë për t’u larguar,

TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy amerikanë të kërkuar nga Washingtoni.

Bëhet fjalë për Vincent (Dominic) De Caro dhe Arber Isaku, të dy 30 vjeç, lindur dhe banues në New York, të cilët ishin në kërkim prej një viti nga DEA pasi ishin dënuar nga Gjykata e Connecticut-it me burg.  

Shtetasit amerikanë u arrestuan në 21 shtator të vitit të kaluar në pikën kufitare të Morinës, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana ekstradon drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:

– V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,

– A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA

Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen amerikanet interpol tirana interpol washington arrestohen amerikanet interpol tirana interpol washington

Sondazh

Poll