Aktualitet

Shpërndanin kanabis në shkolla e lokale, pranga tre të rinjve nga Dibra

20 Prill 2019, 07:08 Nga DOSJA
Shpërndanin kanabis në shkolla e lokale, pranga tre të rinjve nga

DIBËR– Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi shpërndanin drogë në afërsi të shkollave në qyteti e Dibrës. Mësohet se në pranga kanë rënë Sh. D., 23 vjeç, A.Gj., 24 vjeç dhe G. D., 30 vjeç.

23-vjeçari merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, ku edhe kishte si klientë nxënësit. Ndërsa sipas njoftimit të policisë 23-vjeçari gjithashtu përgatiste 30-vjeçarin që të kultivonte bimën.

Dy të rinjtë bashkëpunonin dhe me A.GJ, ku përveç shkollave, shpërndanin drogë edhe në lokale. Në momentin e arrestimit në flagrancë, 24-vjeçarit iu gjetën rreth 30 doza gati për shitje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër

Operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Operacioni edhe për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar “Dushaj”

Goditen dy raste të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe në lokale, si dhe një rast për tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga tre shtetas .

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike si dhe fara cannabis sativa.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të një plani operacional të detajuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla apo të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dushaj”.

Si rezultat i operacionit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë.

• A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë.

• G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.

Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i’u gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar.

Po në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber shperndarje kanabisi diber shperndarje kanabisi

Sondazh

Poll