Aktualitet

Socialisti Lame dedikim special për djalin e Tahirit: Do ketë kënduar dyfeku vënçe nëpër shpatet e Golikut

19 Prill 2019, 20:41 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-ministri Samir Tahiri, sot u bë baba për herë të dytë (Lexo këtu) dhe urimin e parë publik e ka marrë nga drejtori i Kadastrës, Artan Lame. Në një postim në Facebook, Lame ka bërë një urim të veçantë duke lidhur me emrin që ish-minsitri ka zgjedhur t’i vendos djalit.

Socialisti që ka pasur një raport të afërt me Tahirin, shkruan se emri Golik është një emër shumë i vjetër dhe i veçantë, pasi të njëjtin emër mban dhe mali mbi Vjosë.

“Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!”, shkruan më tej Lame.

 

POSTIMI I PLOTË

GOLIKU

Goliku është një mal që ngrihet atje përmbi Vjosë tash miliona vjet.

Mes gjërave të mia të historisë, e kam ndeshur shpesh emrin e tij të gdhendur në argjend e bronx nëpër medaliet italiane të Luftës së Fundit (asaj prej vërteti më ‘40-ën, se luftra me njëri-tjetrin bëjmë përditë ne shqipot).

Do ketë kënduar dyfeku vënçe nëpër shpatet e Golikut, qëkur i ka bërë italianët ta përmendin kaq shpesh nëpër kujtesën e tyre të metaltë.

S’ka tri ditë që Sajmiri e zgjodhi atë emër të stërvjetër për ta përcjellë me birin e tij.

Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!

AL

Saimir Tahiri sot është bërë baba për herë të dytë dhe i ka vendosur një emër të veçantë djalit, pasi e ka quajtur Golik dhe kjo jo pa arsye. (Lexo këtu) Golik është emri i një maje mali në Tepelenë, origjina e vetë ish-ministrit Tahiri. Mesa duket ish-ministri i Brendshëm ka një dashuri mjaft të madhe për vendlindjen e tij dhe këtë e ka pasqyruar edhe tek emri i të birit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame goliku djali i tahirit saimir tahiri artan lame goliku djali i tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll