Aktualitet

Durrës, sekuestrohen 100 koli cigare kontrabandë

19 Prill 2019, 20:02 Nga DOSJA
Durrës, sekuestrohen 100 koli cigare kontrabandë

DURRËS– Janë sekuestruar 1000 koli me cigare të cilat rezultuan të ishin kontrabnadë. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Hetimit Doganor ushtroi kontroll ne kontenierin me cigare dhe gjatë kontrollit konstatoi se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Paketat u sekuestruan rasti është referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Njoftimi i plotë

Durres, sekuestrohen 1000 koli cigare kontrabande

Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojne 1000 koli cigare kontrabande ne Doganen e Durresit.

Pas nje analize risku dhe dyshimeve te arsyeshme per kontenierin me cigare,   Drejtoria e Hetimit Doganor ne Drejtori te Pergjithshme te Doganave, ushtroi kontroll ne kontenierin me cigare, ku gjate kontrollit u konstatua se te gjitha paketat ishin pa pulle fiskale.

Keto paketa me cigare nuk rezultojne si marke cigaresh nderkombetare e regjistruar dhe e mbrojtur.

Sasia e sekuestruar eshte 1000 koli me cigare me nga 50 steka,  me 10 paketa,  me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin ne Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres,  per vepren penale: “Kontrabanda me mallra qe paguajne akcize ose me pezullim te plote apo te pjesshem nga detyrimet doganore ose te akcizes”, te parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Shkalles se Pare Durres dhe me parneret nderkombetare, po kryhen veprimet e para hetimore.

Hetimet vazhdojne!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 100 koli cigare cigare kontrabande durres 100 koli cigare cigare kontrabande durres

Sondazh

Poll