Sport

GJESTI për t’u marrë shembull! Majlinda Kelmendi shet medaljen olimpike, paratë i dhuron për fëmijët që vuajnë nga kan

2 Nëntor 2020, 18:29 Nga DOSJA
GJESTI për t’u marrë shembull! Majlinda Kelmendi shet medaljen

KOSOVE – Sportistja kosovare Majlinda Kelmendi, e pathyeshme në tapetin e saj të xhudos, ka vendosur të tregojë zemrën e saj të madhe dhe të butë. Këtë herë raportohet se kampionia olimpike dhe e botës në xhudo ka shitur medaljen e saj të artë të “Lojërave Olimpike” të Brazilit të vitin 2016 dhe paratë i ka çuar për bamirësi.

Lajmin e ka konfirmuar, “Center for Equal Opportunities”, përmes një postimi në Facebook. “Kampionia e botës Majlinda Kelmendi shet medaljen e saj për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të renda: Unë dua që ata të jetojnë!”, shkruhet në postimin e faqes.

Ndërsa Majlinda citohet të ketë thënë: “Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport majlinda kelmendi majlinda kelmendi

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...