Aktualitet

Policia e Tiranës zbarkon në Gjirokastër, gjoba e heqje patentash por… Shkel ligjin me ‘dy këmbët’ (VD)

19 Prill 2019, 19:57 Nga DOSJA
Policia e Tiranës zbarkon në Gjirokastër, gjoba e heqje patentash

GJIROKASTËR- Policia ka filluar një fushatë dënimesh të kundravajtësve të të kodit rrugor, duke mos kursyer jo vetëm gjobat e majme por edhe heqjen e patentës.

Dosja.al mëson se Policia e Tiranës ka shkuar në Gjirokastër ku ka vënë një sërë gjobash dhe ka hequr disa patenta për shkeljet e konstatuara.

Por ndërsa policia gjobit dhe nuk kursen shkeljet e qytetarëve për shkeljet e sinjalistikës rrugore, nuk dënjon që t’i shkelë vetë ato.

Dosja.al ka siguruar një video të regjistruar në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një makinë e Policisë Rrugore nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën horizontale, siç janë vijat e pandërprera. Policia Rrugore parakalon në mënyrë të gabuar, ndonëse vijat dyshe të pandërprera, nuk lejojnë që diçka e tillë të ndodhë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster policia rrugore policia shkel ligjin gjirokaster policia rrugore policia shkel ligjin

Sondazh

Poll