Politike

“Duhen 10 ditë të dalë përgjigjia e tamponit’/ Basha takim me mjekët e familjes për situatën me COVID-19, bluzat e ba

3 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
“Duhen 10 ditë të dalë përgjigjia e tamponit’/

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë një takim me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë për të diskutuar situatën e pandemisë nga COVID-19. Gjatë bashkëbisedimit Basha ka ngritur pyetje lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi, kohën që duhet për të marrë përgjigje lidhur me rezultatet e tamponit dhe mënyrën sesi po mjekohen të infektuarit.

Mjekët janë shprehur se duhen thuajse dy javë deri në marrjen e përgjigjes së tamponit dhe se deri në marrjen e përgjigjes ka ndodhur që gjendja të infektuarit të përqetësohet. Gjithashtu ata shtojnë se nuk i marrin rezultatet e testit, kështu që mbeten në “hije” dhe pa e kuptuar se pacienti të cilit i kanë asistuar ka qënë pozitiv apo jo. 

Lidhur me fobinë e krijuar për shtrimin dhe kurimin në spitalet COVID, mjekët janë shprehur se pacientët kanë krijuar frikë lidhur me trajtimin që do të marrin nga bluzat e bardha, ndjesi e cila është shtuar edhe me rastet e vetëvrasjes tek spitali i Sanatoriumit. Basha gjithashtu ka treguar se të njëjtat shqetësime, shtuar edhe kostot e kurimit të pandemisë, i kanë shprehur dhe qytetarët e infektuar apo dhe të afërmit e tyre, me të cilët tregoi se ishte në kontakt të vazhdueshëm. 

Edhe njëherë, nga takimi i zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, numri një i opozitës i kërkoi kreut të qeverisë që të marrë masa për përballimin e pandemisë në vend, për të shmangur pasojat e rënda që mund të ketë në vend. 

Ndërkohë që deri më tani, që prej rasteve të para që u shfaqen në muajin mars, Shqipëria ka shënuar 21,904 të infektuar nga pandemia, nga të cilët 532 kanë ndërruar jetë, dhe 9,899 janë shëruar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me mjeket 3 nentor 2020 lulzim basha basha takim me mjeket 3 nentor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 11:48

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nënë Tereza’, themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi.Në një cer...

Politike 3 Nëntor 2020, 11:41

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka ofruar sot studentëve rimbursimin e pagesës së tarifës së konvikteve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se mësimi...