Politike

‘Nuk premtoj vende pune’/ Rigerta Maloku zbulon partinë me të cilën do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit: Nuk do

3 Nëntor 2020, 12:54 Nga DOSJA
‘Nuk premtoj vende pune’/ Rigerta Maloku zbulon partinë me

TIRANE–  Rigerta Maloku ka bërë të ditur se do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Gruaja që përloti Kuvendin me fjalimin e saj në vitin 2017 ka bërë zgjedhjen e saj se me cilën parti do kandidojë.

Kështu teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ Maloku rrëfeu se do të jetë në krah të Rudina Hajdarit pasi gjithmonë i ka pëlqyer politika që ajo bën.

Rudinën e shikoj si një vajzë të re, të shkolluar. Qëndrimet e saj politike më kanë pëlqyer shumë gjithmonë. Çdo gjë është në dorën e elektoralit shqiptar. Unë e di se është më e lehtë për të marrë vota nga partitë e mëdha, por unë dua votën e sinqertë që nuk është e shantazhuar”, tha Rigerta.

Ajo shtoi më tej se është e vetëdijshme që nuk do bëjë ndonjë bum të madh mirëpo do japë kontributin e saj për mirditorët dhe malsorët. ‘Partitë e mëdha nuk më kanë ofruar asgjë ndërsa të voglat kanë dashur që të jem pjesë e tyre. Unë nuk i sjell asnjë vend pune askujt por do të shkoj në atë foltore nëse populli do‘- është shprehur Maloku.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rigerta maloku rigerta maloku me rudina hajdarin rigerta maloku rigerta maloku me rudina hajdarin

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 11:48

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nënë Tereza’, themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi.Në një cer...

Politike 3 Nëntor 2020, 11:41

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka ofruar sot studentëve rimbursimin e pagesës së tarifës së konvikteve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se mësimi...