Politike

FOTOT/VIDEO nga gjimnazi ‘Sami Frashëri’/ Jorida Tabaku i përgjigjet Veliajt: Ti ofendon, ne japim faktet. Nuk ës

3 Nëntor 2020, 14:20 Nga DOSJA
FOTOT/VIDEO nga gjimnazi ‘Sami Frashëri’/ Jorida Tabaku i

TIRANE– Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, vijon sërish me akuzat me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me shkollën “Sami Frashëri”.

PD vijon denoncimet se aty nuk po kryhen fare punime duke publikuar foto dhe video nga ambinetet e gjimnazit. Tabaku shkruan në Facebook se kjo nuk është hera e parë që Veliaj gënjen. Ai i ka gënjyer njerëzit që një vit më parë kur ndodhi tërmeti dhe akoma vazhdon, shprehet Tabaku.

‘Unë me fakte, ai me ofendime! Derman gënjeshtarit nuk i bëj dot por për interest ë punlikut një pamje live nga vendi ku dikur ngrihej Samiu. Nuk është hera e parë që gënjen! Samiu është shembulli ideal për të ilustruar mënyrën se si punojnë! Se si një vit pas tërmetit zvarrisin njerëzit, nxënësit sepse duan korrupsionin më shumë se dijen. Aq shumë sa e përdorin dhe në fatkeqësi madje e kanë të parin në rradhë!’– shkruan ish-deputetja.

Si nisi debati për shkollën “Sami Frashëri”?

I gjithë debati nisi pasi Monika Kryemadhi fillimisht deklaroi se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të zhvendoset në Paskuqan, mirëpo Veliaj reagoi duke thënë se ai do të ndërtohet aty ku është. Në ‘lojë’ hyri dhe Partia Demokratike duke shkuar në vendngjarje e duke thënë se puna ende nuk ka nisur për rindërtimin e gjimnazit pasi ai do të ndërtohet në një vend tjetër, akuzë që mohohet vazhdimisht nga kryebashkiaku i Tiranës. Tabaku akuzon kryebashkiakun si gënjeshtar, pasi sipas saj, shkolla nuk do të ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e buxhetit të shtetit, e pas kësaj kanë vijuar deklaratat nga secila palë deri në publikimin e dokumenteve nga secila palë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj jorida tabaku shkolla sami frasheri erjon veliaj jorida tabaku shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2020, 11:48

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nënë Tereza’, themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi.Në një cer...

Politike 3 Nëntor 2020, 11:41

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka ofruar sot studentëve rimbursimin e pagesës së tarifës së konvikteve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se mësimi...