Politike

“Procesi është super, TOP”, Rama s’përmbahet: Po ndërtojmë lagje evropiane, jo kafaz pëllumbash për LSI-në… edhe

3 Nëntor 2020, 11:37 Nga DOSJA
“Procesi është super, TOP”, Rama s’përmbahet:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë një proces “super”, rindërtimin. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se cilësia e ndërtimit është evropiane, ndërsa thumboi se po ‘bëhen lagje evropiane jo kafaz pëllumbash për të futur LSI-në”. Rama mori si shembull Gjermaninë, ku sipas tij, një vepër e madhe publike zgjat 10 vite. 


“Procesi është top, shkollat që po ndërtohen janë super. Problemi i vetëm që kemi është durimi i njerëzve që do të hyjnë në apartamente, se s’do të ndërtojmë pallate strehimi social, nuk po bëjmë kafaz pëllumbash për të futur LSI-në, po ndërtojmë lagje me standarte evropiane. Apartamente që do t’i marrim falas dhe do e kenë vlerën si të ishin apartamente brenda Tiranës.

Tek 5 maji do të rritet vlera e apartamenteve atje, do të jetë cilësor, do të ketë brenda lagjes të gjitha shërbimet, do të jenë kuadrat. Si u bëkan këto kështu? Gjermania, superfuqi, një vepër publike merr 10 vite, që nga momenti që përcaktohet që do bëhet deri kur mbaron është 10 vite. Këtu, sikur po ndërtojmë shtëpi pa leje në një zonë informale me tullat gri, shto ujë e shto miell.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holanda ‘jo’ Shqipërisë për çështjet e brendshme! (SULMET PËR METËN E KRYEMADHIN)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rindertimi pas termetit edi rama rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll