Jorida Tabaku shkon tek kantieri i shkollës “Sami Frashëri”: Askush nuk punon këtu, shembull korrupsioni! Cilat kompani f
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka shkuar sot në kantierin ku sipas Bashkisë Tiranë, po ndërtohet shkolla Sami Frashëri. Përmes një videoje, Tabaku tha se siç shihet edhe vetë nga pamjet, në kantier nuk punon askush.
Sipas ish-deputetes, fakti që shkolla Sami Frashëri kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro, tregon që ky është një shembull korrupsioni. Ajo shtoi se ministri Earben Ahmetaj gënjen kur thotë se ky ndërtim do të bëhet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën.
Fjala e plotë e Tabakut: 10 ditë mbasi shkolla Sami Frashëri është inauguruar punimi, nuk ka akoma asnjë lëvizje. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, kjo është fasada që u ka ofruar shqiptarëve për 7 vite dhe këtë vazhdon të ofroj edhe sot. Mbasi kemi javë që i bëjmë qeverisë dhe bashkisë disa pyetje, akoma nuk kemi asnjë përgjigje. Pse shkolla Sami Frashëri u prish në mes të pandemisë në 24 prill pa pasur një projekt? Pse shkolla Sami Frashëri kushton 4.5 milion euro, ndërkohë që shkollat e tjera të ngjashme, të cilat ndërtohen me fondet e BE-së kushtojnë 700 mijë euro? Pse gënjeu Ahmetaj dhe Veliaj kur thanë që kjo shkollë do të ndërtohet me fondet e BE-së, ndërkohë që BE-ja konfirmon të kundërtën? Kush janë firmat që fshihen pas ndërtimit të shkollës Sami Frashëri? Për shumë shqiptarë, fasada e Rilindjes ka rënë. Tërmeti dhe pandemia e treguan situatën e vërtetë të shtetit, treguan se si këto punojnë, treguan që mbasi fiken kamerat çdo gjë ndalon dhe shkolla Sami Frashëri është thjesht një shembull tjetër që shtohet në perlat dhe në bëmat e Rilindjes. Shkolla Sami Frashëri është thjeshtë një shembull korrupsioni, babëzie, paaftësie dhe arrogance që Bashkia e Tiranës ofron çdo ditë për qytetarët e saj. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse fotokopja në krye të bashkisë do të bëjë të njëjtën gjë që bën edhe kryeministri.
Si nisi debati për shkollën “Sami Frashëri”?
I gjithë debati nisi pasi Monika Kryemadhi fillimisht deklaroi se gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do të zhvendoset në Paskuqan, mirëpo Veliaj reagoi duke thënë se ai do të ndërtohet aty ku është. Në ‘lojë’ hyri dhe Partia Demokratike duke shkuar në vendngjarje e duke thënë se puna ende nuk ka nisur për rindërtimin e gjimnazit pasi ai do të ndërtohet në një vend tjetër, akuzë që mohohet vazhdimisht nga kryebashkiaku i Tiranës. Tabaku akuzon kryebashkiakun si gënjeshtar, pasi sipas saj, shkolla nuk do të ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e buxhetit të shtetit, e pas kësaj kanë vijuar deklaratat nga secila palë deri në publikimin e dokumenteve nga secila palë.
(f.m;dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Holanda ‘pret’ shpresën për negociatat, Rama ‘justifikohet’: Problem i tyre i brendshëm, kanë zgjedhje vitin tjetër
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një qendrim politik, atë të Holandës për të mos i hapur dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. Gjatë bas...
“Procesi është super, TOP”, Rama s’përmbahet: Po ndërtojmë lagje evropiane, jo kafaz pëllumbash për LSI-në… edhe
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë një proces “super”, rindërtimin. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se cilësia e ndërtimit është evro...
Teliti i përgjigjet Ramës: Dështim spektakolar në rindërtimin e banesave të Thumanës, asnjë godinë nuk është ndërtua
TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet ekspertit për Ekonomi Dorian Teliti ka akuzuar Ramën në lidhje me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nënto...
Lojë me dy porta me Metën?! Rama e mohon: S’jam roja i Kryeministrisë, ka ardhur këshilltari i Sigurisë për punë të tj
TIRANE- Publikisht të dyja palët shfaqen më të tensionuara se kurrë më parë, por në errësirë raportet vazhdojnë. Kjo duket se është loja e “maces me miun” mes k...
Biden apo Trump? Rama nuk mban qendrim: I kam miq të dy! Më pëlqen Lulzim Basha para Monikës, nuk shkon kjo… kam konflikt
TIRANE– Kryeministri Edi Rama u pyet sot disa orë para nisjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA se cili është kandidati i tij i preferuar. Gjatë bashkëbisedim...
“Turren 100 vetë për gurin e budallait”/ Rama ‘shpërthen’ në fyerje për Metën dhe Kryemadhin: Sharlatanë, nga Mon
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i kushtoi një deklarim të gjatë fjalimeve të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta. Rama i quajti sharla...
Rama: Ministria nuk numëron testimet e privatit, por vetëm rastet pozitive! Shumë shpejt do të kemi testet e shpejta, për 1
TIRANE– Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministria e Shëndetësisë, nuk numëron testimet e kryera në spitalet private. Rama tha se shumë shpejt do të kemi edhe t...
‘LSI nuk e zë asnjëherë COVID’/ Kryemadhi pranon se ka marrë kritika nga Meta: Ai mban distancën, unë di të r
TIRANE– Kryetarja e LSI-ës Monika Kryemadhi tha gjatë bashkëbisedimit të saj me gazetartë se Meta mban distancë sociale e se është kritikuar nga ai për mos mbaj...