Politike

Holanda ‘pret’ shpresën për negociatat, Rama ‘justifikohet’: Problem i tyre i brendshëm, kanë zgjedhje vitin tjetër

3 Nëntor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Holanda ‘pret’ shpresën për negociatat, Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një qendrim politik, atë të Holandës për të mos i hapur dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama u pyet nga Ambrozia Meta, për tri çështje, ku kryeministri foli për Holandën dhe tha se ky qëndrim lidhet me zgjedhjet.

Pyetje: 1 vit nga tërmeti, a ka një shifër sa familje janë ende në çadra? Situata e pandemisë morën vendimin për të njoftuar se mësimi do të zhvillohet online, a menduat për ata studentë që kanë paguar qiratë dhe konviktet. Holanda ka paralajmëruar se Shqipëria nuk është ende gati, duke kërkuar dialog politik por dhe krijimin e GJK. Për Maqedoninë, a mendoni se kjo lidhet me punët e brendshme të Holandës?

Edi Rama: Por me ça lidhet tjetër kjo? Se unë se pranoj dot që Holanda është më e vëmendshme për standartet sesa Suedia apo Finlanda. Është pak më e komplikuar se kaq. 

Flet Ahmetaj: Banorët që janë në çadra (1324 familje). Bonusi i qirasë vazhdon, 13 mijë e 556 familje që marrin vlerë 23 milionë dollarë.

Vazhdon Rama: Duhet të jemi të qartë që qendrimi i Holandës influencohet nga situata e brendshme, veçse ka patur gjithmonë pozicione skeptike për vendet që janë afruar. Ama merreni shtypin holandez, meqë jeni të interesuar, shikojeni shtypin holandez, prej sa kohësh shqiptarët përdoren si gogoli në Holandë. Shihni artikujt e mediave holandeze, bandat, që janë 2 shqiptarë dhe 12 të tjerë, holandezë, belgë e polake. Është politike, është elektorale. Holanda ka zgjedhje. Shihni kalendarin e zgjedhjeve në BE, shihni qendrimin e vendeve me zgjedhjet. Nuk duhet të biem pre e lajmeve të pjesshme, para konkluzioneve. Ne kemi raporte të mira me Holandën, kryeministrit por kjo s’është çështje e vendit, por e politikës atje. Është instrumentalizuar një çështje për shqiptarët, kur hynin bullgarët, ishin bullgarët, kur hynë rumunët, rumunët. Kur hynë bullgarët, thonin këta janë ata që duan të vrasin Papën, për rumunët thonin, këta hanë lejlekë, se njëri u kap duke ngrënë lejlekë. 

Lajmi kryesor: Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holanda ‘jo’ Shqipërisë për çështjet e brendshme! (SULMET PËR METËN E KRYEMADHIN)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama holanda kundër negociatave edi rama holanda kundër negociatave

Sondazh

Poll