Politike

3 Nëntor 2020, 11:41 Nga DOSJA

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu ka ofruar sot studentëve rimbursimin e pagesës së tarifës së konvikteve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Rama tha se mësimi nuk është ndaluar, pasi do të bëhet online, kështu sipas tij, bëhet në të gjitha vendet përreth Shqipërisë. 

“Kjo është situatë lufte, që nuk mund të planifikohet në afatgjatë, këto masa vinë si rezultat i studimit të përditshëm të kurbës së numrave. Në të gjitha vendet rreth e rrotull mësimi bëhet online, ne nuk kemi ndaluar mësimin, ne kemi thënë që ai do të bëhet në distancë. Të rinjtë luajnë një rol shumë të madh në përhapjen e virusit, pasi janë asimptomatik, dhe marrin në qafë pastaj dhe njerëzit më vunerabël në familje. Natyrisht që tarifa e paguar për konviktet, ose do të kalojnë për muajt e tjerë, nëse ata kthehen, ose do t’iu jepen mbrapsht.

Ajo që është e sigurt është se ne nuk po bëjmë asgjë befasuese nga ajo që kanë bërë të tjerët. Askush nuk bën dot plane të gjata, u bë çdo përpjekje deri në sekondën e fundit, 24 orë para se të ndodhte mbyllja është bërë një debat i madh, dhe u vendos për PO. Vëmë maskën, ruajmë distancën dhe të evitojmë sa të mundim vendet ku kanë njerëz. Në klube, në vende me ajër të kondicionuar, aq më tepër kur kërcet muzika, ngrihet zëri, hidhen me guxim spërklat. E more, ti se ndjen vetë, por ia lë peshqesh nënës, gjyshit, gjyshes, nënës, motrës, vëllait.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holanda ‘jo’ Shqipërisë për çështjet e brendshme! (SULMET PËR METËN E KRYEMADHIN)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mesimi online protesta e studenteve 2 nentor edi rama mesimi online protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll