Politike

Teliti i përgjigjet Ramës: Dështim spektakolar në rindërtimin e banesave të Thumanës, asnjë godinë nuk është ndërtua

3 Nëntor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Teliti i përgjigjet Ramës: Dështim spektakolar në

TIRANE– Partia Demokratike nëpërmjet ekspertit për Ekonomi Dorian Teliti ka akuzuar Ramën në lidhje me rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar.

Teliti shkruan se në 1 vit pas tërmetit janë ndërtuar vetëm 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara. Treguesi për dështimin e rindërtimit sipas ekspertit të ekonomisë është vendimi i marrë në muajin shtator për përgjysmimin e financimit të buxhetit 2020 për fondin e rindërtimit të akorduar për FSHZH.

‘ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve. Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit. Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.  Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.  Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti.’- shkruan Teliti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama partai demokratike rindërtimi i banesave nga tërmeti dorian teliti edi rama partai demokratike rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll