Gjobiten 627 qytetarë që nuk kishin maska, 10 shtetas shoqërohen në polici. 2 lokale ndëshkohen me 1 milionë lekë për mu
3 Nëntor 2020, 13:40Nga DOSJA
TIRANE– Gjatë 24 orëve janë ndëshkuar 627 qytetarë dhe 2 administratorë lokalesh, pasi nuk zbatuan masat anticovid. Policia vendosi masën administrative prej 3,000 lekësh për qytetarët që nuk kishin maska në ambientet e jashtme si dhe gjobiti dy lokale të cilat kishin vendosur muzikë pas orës 20:00.
Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 627 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen e tij. Kërkesa është pranuar nga Kës...
TIRANE– Seanca për Sinan Tafaj është shtyrë nga gjykata administrative e Apelit. Shkak për këtë është bërë mungesa e realtores së çështjes dhe ende nuk d...
DURRES– COVID është futur në ambinetet e Gjykatës së Durrësit. Një gjyqtare, një prokuror dhe në oficer policie janë konfirmuar pozitivë me virusin.Ndërko...
GJIROKASTËR– Dita ditës, sëmundja e gjuhës blu është bërë kërcënim për bagëtitë në Europë por edhe në qarkun e Gjirokastrës. Sipas epidemiologut vete...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot pusullën katër subjekteve të radhës, të cilët brenda 48 orëve, do të duhet të vetëdeklarojnë pasur...
TIRANE– Për 8 të arrestuarit që kultivuan kanabis në malin e Gomenit në Zall Herr të Tiranës është dhënë masa e arrestit ditën e sotme. Gjykata plenare ka...
TIRANË– Albano Beqiraj, pjesë e grupit të Admir Tafilit, të dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, është vënë në pranga. Mësohet se, 29-vjeçari Beq...
TIRANE– Policia e Kukësit ka arrestuar dy shtetas të cilët lëvizninm me letra të falsifikuara si dhe me shkop bejsbolli me vete.Në pranga ranë shtetasit E. B., ...