Aktualitet

Do të vazhdojë profesionin në mënyrë private, gjyqtari i dosjes ‘339’ Fran Prendi jep dorëheqjen nga Gjykata e Posaçm

3 Nëntor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Do të vazhdojë profesionin në mënyrë private, gjyqtari

TIRANE– Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi ka dhënë dorëheqjen e tij. Kërkesa është pranuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Prej datës 30 tetor, Prendi nuk ka më funksionet e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme.

Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat,”- shpjegoi për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi.

Prendi ka qenë gjyqtari në seancën paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”. Ai ka deklaruar se është dorëhequr për ta vijuar veprimtarinë e tij si gjyqtar privatisht.

Magjistrati Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe ën vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fran prendi jep doreheqjen gjyqtari fran prendi fran prendi jep doreheqjen gjyqtari fran prendi

Sondazh

Poll