Aktualitet

Paditi KED pasi e skualifikuan nga gara, Apeli shtyn seancën për Sinan Tafaj

3 Nëntor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Paditi KED pasi e skualifikuan nga gara, Apeli shtyn seancën për Sinan

TIRANE– Seanca për Sinan Tafaj është shtyrë nga gjykata administrative e Apelit. Shkak për këtë është bërë mungesa e realtores së çështjes dhe ende nuk dihet arsyeja e mungesës së saj.

Padia e Tafaj do të shqyrtohet ditën e premte në Apelin Administrativ. Kjo padi është ngritur ndaj KED pasi e skualifikuan Tafaj nga gara për gjykatën Kushtetuese.

Ai është shprehur se e kanë larguar nga gara pasi ishte i verbër. Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kandidatet e skualifikuar nga gara sinan tafaj kandidatet e skualifikuar nga gara sinan tafaj

Sondazh

Poll