Politike

“Turren 100 vetë për gurin e budallait”/ Rama ‘shpërthen’ në fyerje për Metën dhe Kryemadhin: Sharlatanë, nga Mon

3 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
“Turren 100 vetë për gurin e budallait”/ Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i kushtoi një deklarim të gjatë fjalimeve të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta. Rama i quajti sharlatanë, që është në dilemë nëse duhen paditur apo kuruar. Kryeministri zbuloi po ashtu se të gjitha këto deklarata dhe akuza që i bëhen nga Meta dhe Kryemadhi janë për shkak të rezultateve të sondazheve që sipas tij, i shohin të dyja palët. Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Rama e quajti një djalë të mirë që “duhet shpëtuar”. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Ndërsa tani del një çift, turren 100 vetë të gjejnë gurin e budallait. Mohime sy për sy të fakteve, refuzime për të konsideruar realitetin dhe një paaftësi që ka marrë proporcione që do të shkojë duke u zmadhuar me simptoma që të bëjnë të mendosh që këta duhen çuar për shpifje apo për kurim se nuk e di çfarë shohin këta njerëz. Dhe nuk di çfarë shohin ata që ndjekin këta sharlatanë që tregojnë mungesën më të madhe të respektit për çdo normë të situatës. Sondazhet i shohim dhe ne dhe ata. Si është puna në terren e shohin dhe ata, por si mund të arrijë njeriu në këto simptoma që shfaq Ilir Meta, se Monika… të kërkosh më shumë nga Monika është ambicie e tepërt. Por Ilir Meta, president me një gjuhë që se di si mund të shkojë kjo punë me ardhjen e dimrit dhe me afrimin e 25 qershorit të Lulit. Është goxha djalë, por kur sheh kë ka mbrapa, o do shpëtuar nga këta, o do shpëtojë se në fund do e hanë ata. 

Lajmi kryesor: Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holanda ‘jo’ Shqipërisë për çështjet e brendshme! (SULMET PËR METËN E KRYEMADHIN)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta monika kryemadhi edi rama ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll