Politike

‘LSI nuk e zë asnjëherë COVID’/ Kryemadhi pranon se ka marrë kritika nga Meta: Ai mban distancën, unë di të r

3 Nëntor 2020, 10:51 Nga DOSJA
‘LSI nuk e zë asnjëherë COVID’/ Kryemadhi pranon se

TIRANE– Kryetarja e LSI-ës Monika Kryemadhi tha gjatë bashkëbisedimit të saj me gazetartë se Meta mban distancë sociale e se është kritikuar nga ai për mos mbajtjen e maskës nëpër takimet që zhvillon me të rinjtë në qytetet e ndryshme të vendit.

Më tej ajo theksoi se di të ruhet nga virusi pasi ka mbaruar për biokimi ku krahasoi dhe shkollimin e Ramës duke thënë se ai ka mbaruar për vizatim. Në fund Kryemadhi tha se në LSI nuk ka virus dhe se nuk do ketë asnjëherë.

Sigurisht që kam marrë kritika nga Presidenti, ai mban dhe distancën sociale përsa i përket Covidit, dua t’ju them një gjë, Presidenti i Republikës është diplomuar për ekonomi politike, kryeministri ka mbaruar institutin e arteve për Vizatim, unë kam mbaruar shkollën për biokimi, di të dalloj se si mund të ruhesh nga një pandemi dhe nga një gjendje virale. E dyta po të mos kesh frikë nga uji, po të lahesh, po të dizinfektohesh, po të ruash distancimin, po të ruash higjienën personale normal që është më vështirë për ta kapur si virus, ndërkohë nga ana tjetër duhet të theksoj dhe një gjë tjetër, çështja e Covid-19, ka të bëjë me imunitetin dhe gjëja e parë që luftohet. Kështu që të jetë i bindur që LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi, edhe nëse kalon ndonjëri tangjent e kalon pa pasoja, kështu që mos t’ia ketë frikën LSI-së, se LSI-ja për atë punë është me imunitet top.’

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor monika kryemadhi me gazetaret 3 nentor

Sondazh

Poll