Politike

“Virusi e ka frikë LSI-në”/ Rama i përgjigjet Kryemadhit për “Sami Frashërin”: Kjo injorancë është për të ardh

3 Nëntor 2020, 10:49 Nga DOSJA
“Virusi e ka frikë LSI-në”/ Rama i përgjigjet

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “shpifje”, “gënjeshtër”, dhe “injorancë” deklaratën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për ndërtimin në Paskuqan dhe ndryshimin e pronësisë së tokës ku po ngrihet godina e shkollës “Sami Frashëri”. Kryeministri ceku edhe tezën e Kryemadhit për COVID-in dhe shtoi se kjo është një “nga mirësitë e tjera që ofron LSI-ja”. Kryemadhi akuzonte sot qeverinë dhe bashkinë Tiranë, se territori ku do ndërtohet shkolla ka patur disa pronarë dhe se bashkia ua ka marrë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Faktet të mos bëhen si avujtë e rakisë presidenciale. Jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjes dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq, Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur, me instrumentat e duhur që të jep kjo kohë për t’u lëshuar në një shfrim marramendës si ky që lëshojnë përditë, në funksion të çoroditjes së njerëzve, me shpifje dhe gënjeshtra, duke e ditur se gënjeshtrat arrijnë tek audienca, kjo përpjekje, kjo betejë është e vështirë. Cfarë ti thuash Monikës? Shkolla Sami Frashëri po ndërtohet, projekti është i shkëlqyer falë një arkitekti italian, Cuchinella me studion e tij.

Puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga kryebashkiaku dhe Monika thotë se shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, dhe sikur vazhdon thotë se shërimin nga COVID-i duhet ta kërkojmë në kisha dhe xhamia e jo tek shëndetësia, apo që insiston që LSI-në nuk e zë virusi. Shpërthimi i kësaj injorance në publik përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi apo zëdhënës të zgjedhësve, është një flamë problematike, në kushtet kur duhet të ballafaqohemi me ide, argumenta dhe shifra.

Pse nuk shkoni tek Shkolla Sami Frashëri me kamerën tuaj dhe të kqyrni në vend kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen, është për të ardhur keq, dhe COVID-i është serioze për të bërë humor, por kur thotë Monika që LSI-në nuk e zë COVID-i ofron një tjetër mirësi nga ato të LSI-së, më shumë se ato që ofronin patenta para moshës së lejuar nga ligji në formën e mirësive në këmbim të votës. Në këmbim të mirësisë tjetër, apo ofronte vende pune për infermierë që s’kishin bërë shkollën, mësuesë pa diploma, apo ofronte diploma. LSI-ja ka furnizuar me diploma falso një dynja me të rinj, në këmbim të pjesëmarrjes në ato tallavat, ku hidhen përpjetë në tigan karkalecat. Tani ofron bashkimin me LSI-në për të mos u prekur nga COVID-i, duke lënë të kuptohet se virusi e ka frikë LSI-në. Luli se ka kuptuar akoma këtë. 

Lajmi kryesor: Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holanda ‘jo’ Shqipërisë për çështjet e brendshme! (SULMET PËR METËN E KRYEMADHIN)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi ndertimi i shkolles sami frasheri edi rama monika kryemadhi ndertimi i shkolles sami frasheri

Sondazh

Poll