Politike

Tragjedia e tërmetit në Turqi, Ahmetaj tregon ndikimin tek rindërtimi në Laç: Ministri Murat nuk vjen dot të inagurojë he

3 Nëntor 2020, 10:39 Nga DOSJA
Tragjedia e tërmetit në Turqi, Ahmetaj tregon ndikimin tek

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se tragjedia e tërmetit në Turqi, që deri më tani ka lënë 102 të vdekur, nuk do të ndikojë në procesin e rindërtimit në Shqipëri. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, përballë gazetarëve, Ahmetaj tha se kompania turke që po bën ndërtimet në Laç, nuk do t’i ndërpresë punimet.

E vetmja gjë që nuk do të bëhet siç ishte planifikuar, është fakti se ministri turk, Murat, nuk do të vijë dot të inagurojë hedhjen e betonit në mënyrë simbolike.

Unë dua t’ju ftoj që të vini me mua dhe të shikoni ndërtimet nga afër. Janë gjashtë kantierë ku tashmë ka nisur puna. Kemi 277 mln euro në projekte për donatorët që keni pyetur. Kreditë janë 250 mln euro të angazhuara në proces negociimi. Ne sapo kemi filluar negociatën me bankën për 100 mln euro, detajet e këtij investimi do t’i ndajmë me ju shumë shpejt. Në hartë janë të gjitha detaje mbi donatorët. Në Laç vijon ndërtimi i lagjes së re me 524 apartamente. Avancimi është mbresëlënës në raport edhe me vështirësitë gjeologjike që pati kompania. Kompania nuk do ta ndërpresë punën, e vetmja gjë që ndryshon është se nuk do të vijë dot ministri i Strehimit, z.Murat, që të inagurojë në mënyrë simbolike hedhjen e betonit në Laç,”– tha Ahmetaj.

Lajmi kryesor: Rama: MSH numëron vetëm testimet e shtetit, privatit i merren rastet pozitive. Shumë shpejt, sjellim testet e shpejta! Holanda ‘jo’ Shqipërisë për çështjet e brendshme! (SULMET PËR METËN E KRYEMADHIN)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll