Politike

Kryemadhi mbështet Topallin! E mirëpres, uroj që i gjithë angazhimi i saj të jetë në funksion të zgjedhjeve të lira dhe

2 Nëntor 2020, 18:46 Nga DOSJA
Kryemadhi mbështet Topallin! E mirëpres, uroj që i gjithë

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e pyetur se nëse do ta mirëpresë partinë e Jozefina Topallit është shprehur se do të mirëpresë çdo parti të re politike, apo çdo individ që do të merret me politikë. Në një intervistë për Report Tv ajo ka thënë se e mirëpret Topalli, pasi sipas Monikës është një gjë shumë e mirë që të kemi përsëri një grua si Jozefina në jetën politike shqiptare që drejton një parti politike. Ndër të tjera ajo thotë se uron që angazhimi i Topallit në politkë të jetë në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mua si Monikë, nuk më takon kurrë ta them këtë gjë. Ne duhet të mirëpresim çdo parti të re politike, çdo individ që do të merret me politik, është normale që unë nuk kam aq shumë informacione sa mund të ketë z.Basha përsa i përket gjithë strukturave të tjera por ajo që është shumë e rëndësishme për secilin nga ne do ta tregojë veprimtaria politike e secilit individ apo strukturë të re politike se faktikisht nëse është mision  vërtetë për të krijuar një strukturë politike kundër Ramës apo për të qenë patericë e Ramës. Unë e mirëpres znj.Topalli sepse është një gjë shumë e mirë që të kemi përsëri një grua në jetën politike shqiptare që drejton një parti politike. Uroj që i gjithë angazhimi i saj të jetë në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të jetë në funksion të përfshirjes të të rinjve dhe të rejave. Të jetë në funksion të ndalimit të shpopullimit që po i bën Shqipërisë Rilindja me Ramën në krye dhe normalisht që kur të gjithë kemi një mision dhe një objektiv të përbashkët për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, unë nuk mendoj se ka po themi një vend për të krijuar mendime të tilla. Ne sot duhet të kuptojmë që pika e përbashkët e strukturës politike, ekonomike dhe sociale shqiptare është vetëm një gje, 25 prilli zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndalimi i shpopullimit. Nuk kanë bizneset punëtorë që të punojnë, nuk kanë mësuesit nxënës nëpër klasa në qoftë se do të ikin të gjithë shqiptarët. Nuk do të ketë votues për partitë politike  nëse do të ikin gjithë shqiptarët. Kështu që mendon që është një nga pikat më të rëndësishme sot, për këtë duhet të artikulojmë sesa të merrmi me ketë gjë. Unë nuk dua të harxhoj kohë në kuptimin e komentimit por ju uroj suksese dhe shpresoj që në axhendën politike, jo vetëm të Jozefina Topallit  por të kujtdo partie politike apo strukture politike që do të angazhohet në zgjedhjet e 25 prillit të jetë pjesë e betejës kryesore  për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi tirane monika kryemadhi tirane

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 17:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuatat me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën përshendetëse për çmimin e marr...