Politike

Pedagogu i ankohet Bashës:Po mundohemi të përshtatemi por nuk po ia dalim dot, shpresojmë që mos të ketë pasoja te studen

2 Nëntor 2020, 15:41 Nga DOSJA
Pedagogu i ankohet Bashës:Po mundohemi të përshtatemi por nuk po

TIRANË- Pedagogu, i cili ishte pjesë e takimin që Kryetari i opozitës Lulzim Basha me pedagogët, ka thënë se edhe pse ai dhe kolegët e tij po mundohen që të përshtaten me mësimin online, sipas tij kjo gjë është e pamundur. Ai thotë se mësimi online do të kishte pasoja e sidomos tek studentët edhe sikur të bëhej mësimi gjysmë për gjysmë.

“Me vrap po mundohen pedagogët dhe dekanët që të blejnë kamera. Ata me rezolucion të mirë, duan 3 muaj tendera. Këto janë zgjedhje shkel e shko, dhe gjithçka të jetë në kurriz të studentëve. Shpresoj që ky një muaj të jetë me të vërtetë një muaj. Pedagogët janë munduar që të përshtaten, sidomos brezi i vjetër. Shpresojmë që qeveria të dëgjojë zgjedhjen e opozitës. Qeveria të ishte më e përgatitur dhe të ishin gati alternativat, shpresoj që mos të ketë pasoja tek studentët. Edhe sikur të bëhej mësimi gjysmë për gjysmë sërish do kishte pasoja sepse nuk kemi masa.”- tha ai. 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët

Sondazh

Poll