Aktualitet

Arrestohet 41-vjeçari me dy emra i shpallur në kërkim, do ekstradohet drejt Italisë

2 Nëntor 2020, 08:14 Nga DOSJA
Arrestohet 41-vjeçari me dy emra i shpallur në kërkim, do

TIRANE– Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtarë është arrestuar ditën e sotme nga policia e e Tiranës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shtetasi i cili mbante dy emra Kristian Sula alias Bledar Gaçi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

41 vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, aty ku do të vijojnë proçedurat për krimet e kryera.

Njoftimi i plotë

Kapet dhe arrestohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana. Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i kerkuari bledar gaci kristian sula arrestohet i kerkuari bledar gaci kristian sula

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2020, 19:47

Në këtë shtëpi në Kaçanik, jetojnë familjarët e Lavdrim Muhaxherit, i cili ishte udhëheqës i shqiptarëve në formacionet ushtarake të ashtuquajtura Shteti...