Aktualitet

Skandal në Gjirokastër, ende asnjë përgjigje për 200 tamponë të marrë. Qytetarët prej 2 javësh në pritje, nuk dinë n

1 Nëntor 2020, 14:18 Nga DOSJA
Skandal në Gjirokastër, ende asnjë përgjigje për 200

GJIROKASTËR– Në qarkun e Gjirokastrës, që prej datës 17 tetor e deri më sot ende nuk kanë mbërritur përgjigjet e tamponave për personat e dyshuar me Covid-19. Ndërkohë që janë marrë rreth 200 tampona të marra ku përfshihen, efektiv policie, mësues, nxënës, punojës administrate apo edhe qytetarë.

Ndërsa, rastet që deklarohen nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor janë rastet që tamponi është bërë në spitalet private. Ndërkohë që ende presin përgjigjet e tamponave, qytetarët që duhet të shkojnë në punë, apo të kryejnë nevojat e tyre dalin lirisht rrugëve, duke rrezikuar përhapjen e pandemisë.

Gjirokasatra është një vatër e nxehtë e Covid-19, por pavarësisht kësaj në qytet nuk mungojnë as aktivitetet e ndryshme, pasi shumë qytetarët zgjedhin që ta kalojnë fundjavën në “qytetin prej guri”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne gjirokaster gjirokaster covid-19 ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2020, 13:09

TIRANE– ‘Top Channel’ ka siguruar foton e Floresha Rashës, shtetases së parë shqiptare që u nxorr nga kampi sirian.Ajo u arrit që të nxirrej nga Libani, vend ku...