Aktualitet

Vetëvrasja e pacientit me COVID te ‘Shefqet Ndroqi’, drejtori i spitalit: Ngushëllime familjarëve. Nuk paraqiste shenja j

1 Nëntor 2020, 10:33 Nga DOSJA
Vetëvrasja e pacientit me COVID te ‘Shefqet Ndroqi’, drejtori i

TIRANE– Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi, Perlat Kapisyzi në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 52 vjeçarit nga Tropoja që u hodh nga dritarja, aty ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Kapisyzi tha se burri ishte shtruar në spital që me 25 tetor pasi ishte me COVID mirëpo deri në momentin e fundit nuk kishte shfaqur shenja jo normale.

Ai ndihet i tronditur nga ngjarja, të cilën e shprehu dhe para gazetarëve.

“Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete. 53-vjeçari ishte shtruar në datë 25 tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2. I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror. Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes. Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit. Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne” – Kapisyzi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perlat kapisyzi vetevrasja te shefqet ndroqi perlat kapisyzi vetevrasja te shefqet ndroqi

Sondazh

Poll