Aktualitet

Kultivonin lëndë narkotike në malin e Gomenit, jepen masat për 14 të arrestuarit (EMRAT)

1 Nëntor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Kultivonin lëndë narkotike në malin e Gomenit, jepen masat

TIRANE– Policia ka përfunduar operacionin hetimor ‘Gomeni’ prej nga ranë në pranga 14 shtetas të cilët kultivonin lëndë narkotike në zonën administrative Zallher në malin Gomen.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

Masën “Arrest në burg“ për 8 shtetas: Edjon Hoxha, 28 vjeç, Fatmir Hoxha, 21 vjeç, Ali Hoxha, 27 vjeç,Lulzim Hoxha, 32 vjeç, Qerim Hoxha, 55 vjeç, Glodjan Hoxha, 31 vjeç, Pëllumb Hoxha, 35 vjeç dhe Durim Hoxha, 45 vjeç.

Masën “Arrest në shtëpi“ për 4 shtetas: R. A., 38 vjeç, E. V., 43 vjeç, A. T., 28 vjeç dhe A. V., 25 vjeç.

Masën “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” për shtetasin F. H., 39 vjeç, si dhe për shtetasin A. H., 38 vjeç, i cili nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 14 persona lende narkotike ne malin gomen arrestohen 14 persona lende narkotike ne malin gomen

Sondazh

Poll