Aktualitet

U kap me 17 kg drogë dhe armë zjarri, policia e Mirditës arreston 59 vjeçarin

1 Nëntor 2020, 09:12 Nga DOSJA
U kap me 17 kg drogë dhe armë zjarri, policia e Mirditës arreston

LEZHE– Një 59-vjeçar në Mirditë është vënë në pranga për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas kishte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, e falë informacioneve të marrë policia organizoi dhe finalizoi operacionin të koduar “Kaçinari”.

Me finalizimin e këtij operacioni u arrestua  N.Gj.,banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”. Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë. Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis dhe armë zjarri. Vihet në pranga 59 vjeçari, poseduesi i tyre. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë,  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku  u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë . Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shtetasi ne mirdite operacioni kacinari arrestohet shtetasi ne mirdite operacioni kacinari

Sondazh

Poll