Aktualitet

Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, bien në pranga 2 persona

1 Nëntor 2020, 10:46 Nga DOSJA
Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës,

POGRADEC– Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së kundrejt çmimit 180 euro.
Fillimisht në pranga u vendos një 30-vjeçar me iniciale D.S. u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec teksa po transportonte 4 emigrantë me një mjet tip “Vlokswagen”  të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Më pas ra në pranga dhe një 18 vjeçar me inicialet S.K. duke transportuar me mjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policise:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• D. S., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap nga shërbimet e policisë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

• S. K., 18 vjeç, banues në Rrogozhinë, i cili u kap nga Policia në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona transporti i emrigranteve arrestohen 2 persona transporti i emrigranteve

Sondazh

Poll