Aktualitet

Kanosën punonjësit e policisë, thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie”/ Arrestohen në flagrancë 8 ‘të fortët’

1 Nëntor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Kanosën punonjësit e policisë, thyen masën e sigurisë

TIRANE– Policia e Tiranës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 8 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ka vënë në pranga shtetasin me iniciale E.S., 26 vjeç, pasi në rrugën “E Dajtit” gjatë kontrollit fizik dhe banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa .

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.T., 23 vjeç dhe K.E., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A.Ll., 32 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtuesi i mjetit shtetasi A.Ll., nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor kur i ka bërë shenjë ndalimi mjetit, ndërsa pasagjerët në mjet shtetasit H.T dhe K.E.,kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësitë e policisë, për të shmangur shoqërimin e tyre në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.Sh., 36 vjeç, pasi në rrugën ‘Ramadan Cejku”, ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, dhe u konstatua jashtë banese.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

E.Sh., 42 vjeç, dhe J.V., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ; A.D., 40 vjeç dhe M.V., 23 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne flagrance kanosje ndaj policise arrestime ne flagrance kanosje ndaj policise

Sondazh

Poll